Nën masa të rrepta sigurie kanë mbërritur në Shëngjin 8 emigrantë, të cilët u transportuan nga Italia me anijen “Libra”.
Siç shihet edhe në këto foto, emigrantët mbajnë në duar qese me sendet e tyre personale.
Anija me refugjatë u ankorua në port rreth orës 08:00. Emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të kontrollit në qendrën në Shëngjin, më pas ata do të transferohen në kampin në Gjadër.
Emigrantët janë kapur në ujërat ndërkombëtare të kanalit të Siçilisë.
Raportohet se në anijen e marinës janë gjashtë egjiptianë dhe dy të mbijetuar nga anija e përmbytur nga Bangladeshi.
Mediat italiane raportojne se fillimisht ishte planifikuar drejt Shqipërisë të dërgoheshin 9 persona, por një prej tyre, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al