Sipas parashikimeve meteorologjike për këtë javë, moti pritet të jetë me reshje shiu thuajse në të gjithë vendin.
Ky parashikim duket se kanë nisur të shqetësojnë banorët e Vlorës, të cilët kanë nisur të marrin masat paraprakisht.
Siç shihet edhe nga pamjet, vlonjatët kanë nisur të vendosin thasë me rërë në hyrje banesash dhe garazhesh për shkak të rrezikut të përmbytjeve në ditët në vazhdim.
Masat e marra nga vet banorët janë pas përmbytjeve të fundit që shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronat e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al