Deputetja e PD-së, Elda Hoti është paraqitur në Kuvend pasi u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme mëngjesin e sotëm, në lidhje me lëndën e lëngshme që hodhi drejt ligjvënësve të PS-së në seancën e 17 Tetorit.
Pas daljes nga SPAK, ku ka dhënë sqarime, Elda Hoti ka mbërritur në Kuvend ku është takuar në oborr me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Duket se biseda e tyre është fokusuar tek thirrja në SPAK, ku Elda Hoti ka informuar Gazment Bardhin për marrjen në pyetje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al