FOTOLAJM/ Qytetari nuk ndihet mirë gjatë protestës, e shoqëron Gazment Bardhi dhe deputeti i PD

Oct 7, 2024 | 21:08
SHPËRNDAJE

Një nga protestuesit që ishte pjesë e tubimit të opozitës nuk është ndjerë mirë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

protestuesi nuk ndihet mire

Kanë qenë deputetët e PD, Gazmend Bardhi dhe Blendi Nallbati të cilët e shoqëruan te ambulanca.

Pas Kryeministrisë, selisë së PS dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshuan drejt Kuvendit.

Në të gjitha institucionet, mbështetësit e opozitës kanë hedhur molotovë dhe kanë pasur përplasje me policinë.

Si pasojë 10 punonjës policie mbetën të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura