Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur Francën duke shkaktuar vonesa të mëdha në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle”, ku autoritetet u kanë kërkuar kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre .
“Për shkak të valës së reshjeve të borës që është më e fortë në krahasim me parashikimet meteorologjike, ekipet e ADP Group (Aéroports de Paris) u mobilizuan për të hequr masat e dëborës nga pistat dhe për të hequr akullin nga avionët, në mënyrë që të garantohet siguria e fluturimeve dhe pasagjerëve”, tha një zëdhënëse e kompanisë së menaxhimit të aeroportit për AFP.
❄️ Episode #neige #verglas : les équipes @ParisAeroport et toute la communauté aéroportuaire de #CDG et #Orly sont mobilisées pour assurer le déneigement des accès et le dégivrage des avions pour une sécurité optimale sur les aéroports franciliens.https://t.co/W6HH4njUlX pic.twitter.com/qzSu2WnBm7
— Groupe ADP (@GroupeADP) November 21, 2024
Nga ana e saj, në një mesazh drejtuar kompanive ajrore, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) u kërkoi atyre të anulojnë 10% të linjave të tyre drejt ose nga aeroporti më i madh francez, sot nga ora 13.30 deri në orën 23.59 me orën lokale, për shkak të dëborës.
“Vonesa të rëndësishme” priten gjithashtu në aeroportin e afërt të Bourget, i cili operon me avionët e biznesit, sipas mbikëqyrësit të trafikut ajror Eurocontrol.
Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë “Météo-France” ka vendosur rajonin e madh të Parisit të Ile-de-France nën një alarm portokalli moti për reshje të dendura dëbore dhe ngrica që i cili do të vazhdojnë deri të premten.
Gjatë dy ditëve në vijim pritet të bjerë rreth një deri në tre centimetra borë në qytet.
Grupi i transportit publik RATP ka paralajmëruar për ndërprerje të mundshme në shërbimet e tij të transportit.
Agjencia e motit thotë se stuhia e borës është për shkak të stuhisë së ardhshme Caetano.
Në total, 54 departamente janë në gatishmëri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al