FOTOLAJM/ U ekzekutua me pistoletë me silenciator sapo hipi në makinë, ky është “G-Class” i viktimës, djalit të ish-gjyqtarit

Nov 19, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Kjo makinë luksoze, tip Benz G-Class, i përket viktimës Klajdi Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

gclass klajdi prendi atentat
Makina e viktimes, Klajdi Prendi

30-vjeçari, Klajdi Prendi, i cili është edhe djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi u ekzekutua me 5 plumba nga persona ende të paidentifikuar.

I riu u vra sapo hipi në makinën e tij, pasi kishte dalë nga ambientet e një lokali.

Mësohet se autorët kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Klajdi Prendit, derisa e kanë ekzekutuar.

klajdi prendi viktime antentat tirane1
Klajdi Prendi

ITINERARI QE NDOQEN AUTORET

Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe prej aty pranë liqenit të Farkës kanë djegur një makinë, tip Audi A4 ngjyrë gri.

Pasi i kanë vënë zjarrin makinës, ata dyshohet se janë larguar me një tjetër automjet, që i priste në zonën e Farkës.

Ndërkohë mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.

Tiranë/Informancion paraprak

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura