FOTOLAJM/ “Ushqimet bazë të shportës janë rritur me 79%”- Votimi i buxhetit nen për nen, deputeti demokrat shkon në seancë me tabelën e çmimeve

Dec 3, 2024 | 10:07
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka mbërritur në Kuvend me një tabelë me çmimet e ushqimeve bazë të shportës, ku shprehet se çmimet janë rritur me 79% në krahasim me tre vite më parë.

DASH SULA

Kjo paraqitje ndryshe e tij në Kuvend, vjen pasi në seancën e sotme pritet të votohet nen për nen Buxheti i vitit 2025.

DASH SULA

Kujtojmë se në seancën e sotme, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, Berisha rikthehet pas gati 1 viti mungesë për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”.

Buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha. Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij, paralajmëroi dje rikthim të fuqishëm në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi Parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në Parlament, në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!”, shprehet lideri demokrat.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PDsë për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se dritarja zëvendësoi Parlamentin, teksa u shpreh se rikthimi në Kuvend do të jetë vazhdim i betejës së tij dhe PDsë deri në fitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura