FOTOLAJM/ Valer Kolnikaj ndan fotot e ëmbla me bashkëshorten! Dedikimi i veçantë i modelit për Madalenën: Të dua sot dhe përgjithmonë

Nov 22, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram disa foto me bashkëshorten e tij, Madalenën.

Valer Kolnikaj madalena (2)

Krahas postimit ai ka shkruar: “Të dua sot nesër dhe përgjithmonë.”

Valer Kolnikaj madalena (1)

Por kjo nuk është hera e parë për Valerin që shpreh një dashuri kaq të madhe ndaj partneres së tij me të cilën gëzon dy djem. Pak ditë më parë ai ndau në një intervistë historinë sesi dyshja ishin bërë bashkë.

Ai ka treguar se njohja e tyre ka qenë me shkuesi dhe si pasojë e saj ka lindur pëlqimi dhe dashuria mes tyre.

Valer Kolnikaj madalena (5)

“Isha 20 vjeç kur më thonin ta kam gjetur nusen. Isha student mjekësie kur babai më mori në telefon dhe më tha hajde në Malësi të shikosh vajzën për të cilën kemi folur. Cilën vajzë i thash, më lër rehat se kanë ndryshuar kohët, nuk mund ta marrë dikë që nuk e njoh. Po ti hajde njëhërë më tha se vajza është yll drite, do e shohësh dhe ka për të të pëlqyer,” tregoi Valeri.

Ai shtoi se vendosi t’ja bënte qejfin babait të tij dhe shkoi ta shikonte Madalenën me të cilën më pas ra në dashuri me shikim të parë.

Valer Kolnikaj madalena (1)

“Shkoj e shikoj tek kisha në zonën ku jetonte Madalena dhe ç’të shihja. Nuk të shihte syri njeri më të bukur. Zemra po më dilte nga vendi dhe akoma më del sot, se është njëri i bukur jo vetëm si pamje,” tha ai.

Ndër të tjera ish-banori i Femra Vip, tregoi se pas kësaj çifti hasën pengesa, një pjesë e njerëzve nuk donin që ata të martoheshin.

“Kishin arritur të ndikonin deri tek prindërit e nuses. U kishin thënë është njëri i televizionit, është i lidhur me Çiljetën, për këtë më kishte dalë nami atëherënë vend. Ndërkohë që unë thjesht kisha bashkëpunime.”

Valer Kolnikaj madalena (3)

Më pas Valeri rrëfeu se arriti të bindte prindërit e Madalenës duke fituar zemrën e gjyshit të saj.

“Unë fitova zemrën e gjyshit, gjyshi po më kuptonte në çdo gjë në çdo situatë,” tha ai për emisonin “Një gotë rose”.

Valer Kolnikaj madalena (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura