FOTO/ Veliaj dhe Shpend Ahmeti këndojnë live te Pallati i Kongreseve

Dec 29, 2015 | 22:38
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj dhe ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti janë bërë bashkë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë duke kënduar live këngën e njohur “Në tren për Perzeren” (Prizren) nga grupi kosovar që tashmë është ribashkuar, “Gjurmët”.

Erjon Veliaj dhe Shpend Ahmeti kendojne bashke te Pallati i Kongreseve
Erjon Veliaj dhe Shpend Ahmeti kendojne bashke te Pallati i Kongreseve

Veliaj dhe Ahmeti kanë hupur në skenë dhe kanë marrë mikrofonat, duke kënduar këngën e famshme së bashku.

Grupi “Gjurmët” ka qenë një grup i famshëm muzikor në Kosovë, në vitet ’80, ndërsa janë ribashkuar së fundmi për koncertin në Tiranë. Solisti i grupit është Migjen Kelmendi.

Grupi “Gjurmët” mori së fundmi “Çelësin e Tiranës”, dorëzuar nga kreu i bashkisë, Erjon Veliaj.

Veliaj dhe Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura