Ka përfunduar senca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani. Mësohet se gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg”.
Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin e sotëm në spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri Mario Perlleshaj, i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.
I mituri akuzohet si i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”.
Vendimi i gjykatës
VENDOSI :
1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia gjyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e “vrasjes me dashje” 14-vjeçarin. Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.
Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al