FOTOT/ Cilat janë vajzat e njohura të showbizit që zgjodhën partnerë më të vegjël se vetja!

Mar 6, 2022 | 14:10
SHPËRNDAJE

Në kulturën shqiptare mosha zë vend të veçantë në një mërrëdhënie, ku partneri “duhet” të jetë më i madh se parterja. Megjithatë, këto stereotipe po thyen gjithnjë e më shumë dhe teoria se dashuria nuk njeh moshë po përqafohet më shumë.  

E shumë shembuj na vijnë dhe nga bota e showbizit që kanë vërtetuar se diferenca në moshë nuk ndikon aspak në jetëgjatësinë dhe lumturinë e një çifti. Ja kush janë çiftet  e njohura shqiptar ku partnerja është më e madhe në moshë.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska
Po e nisim me një prej çifteve më të dashura shqiptare, Ermali dhe Ami. Kjo e fundit madje feston ditëlindjen sot dhe bën 40 vjeç teksa Ermali është 39, një diferencë e vogël por që është komentuar shpesh nga publiku. Ata janë të partuar prej vitesh dhe kanë dy fëmijë se bashku, djalin Joelin dhe vajzën Sia.

Aurela Gaçe dhe Skerdi

Edhe Aurela Gaçe ka krah saj një partner më të ri në moshë. Ajo dhe bashkëshorti, Skerdi, kanë dy vite diferencë. Skerdi si menaxher dhe Aurela si këngëtare, janë një prej çifteve më të suksesshme të skenës. Kur Aurela Gaçe u martua me Skerdin, u diskutua shumë diferenca e tyre në moshë dhe këngëtarja vendosi t’u jepte fund fjalëve duke bërë një deklaratë publike, ku shprehej: “Unë jam 2 vjet më e madhe se Skerdi, por merak do të më ngelet tërë jetën pse nuk është nja 10 vjet më i vogël. Ta merrja dhe ta rrisja vetë. […]”

Ata kanë dy vajza bashkë, Grace dhe Abigail.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja e njohur zbuloi lidhjen me Eduartin vetëm në 2020 ndonëse mediat kishin muaj që shkruanin për ta. Pas një martese të gjatë nga e cila ka edhe një djalë, Arbana prej pak vitesh po shijon një romancë me rigjozrin. Ndonëse e festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, 7 maj, Eduarti (34) është katër vite më i vogël se Arbana(38).

Ata kanë një djalë një vjeç, Diellin, teksa moderatorja është në pritje të ëmbëll e ende nuk dihet gjinia e fëmijës që po presin.

Venera Lumani dhe Lindi Islami

Venera dhe Lindi janë një tjetër çift shumë i njohur i shoëbizit shqiptar. Çifti u njoh në spektaklin e talenteve “The Voice” dhe tani është një prej çifteve më të kërkuara nga lokalet e muzikës live në Shqipëri. Venera është 1 vit më e madhe se Lindi dhe ata ia kanë dalë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme që vijon akoma sot.

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

Këngëtarja dhe futbollisti i njohur jetojnë prej vitesh një romancë të lumtur. Ndonëse janë bërë shpreh kryefjalë e mediave ata kanë zgjedhur që lidhjen e tyre ta mbajnë shumë hermetike. Diferenca prej 3 vitesh, nuk e ka penguar aspak çiftin të jenë bashkë për një kohë relativisht të gjatë.

Gerta Heta dhe Matko Djarmati

Moderatorja e njohur dhe Matko kanë treguar se u njohën në një club! Ish-futbollisti i Skënderbeut është 5 vite më i vogël se Gerta. Ata kanë dy vajza së bashku dhe një familje shumë të lumtur.

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti

Prej vitesh Silva dhe Dafi janë së bashku si në jetë ashtu edhe në profesion. Madje na kanë sjellë edhe disa bashkëpunime. Edhe pse kënëgtarja është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali.

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina

Me këngëtarin Blero Muharremi, aktorja nga Kosova Teuta Krasniqi i dha fund martesës para disa vitesh. Pa divorcit ajo nisi një romancë me atë që sot është bashkëshorti i saj Adonis Morina. Ndërsa duket se marrëdhenia e tyre shkon shkëlqyeshëm ,trajneri i fitnesit është pak vite më i vogël se Teuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura