Fotot e nxehta/ Këngëtarja Baby G bëhet pjesë e platformës për të rritur “Only Fans”

Oct 14, 2024 | 13:31
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare Baby G është bërë pjesë e platformës për të rritur “OnlyFans”, ku publikohen foto dhe video +18 dhe abonentët mund t’i shikojnë vetëm nëpërmjet pagesës.

Lajmi u dha vetë nga ish-konkurrentja e “Ferma Vip”, Baby G e cila zbuloi se do të pjesë platformës për të rritur.

S’mund ta besoj as vetë. Po, e dëgjuat këtu së pari, Baby G hap OnlyFans, qartë e pastër. Besnikët e mi të anëtarësohen dhe le të përditësohemi së bashku”, shkroi ajo.

Baby G njihet për imazhet e saj provokuese dhe hot të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, ku nuk lë vend për imagjinatën.

Ndërkohë vite më parë është bërë edhe pjesë e skandaleve ku një foto e saj me reperin Fero, ku ky i fundit e prekte në pjesët intime u bë virale.

baby G

Nuk u mor vesh kurrë nëse dyshja ishin në një lidhje apo ç’po ndodhte mes tyre pasi ata nuk u prononcuan.

Ndërkohë lidhja e saj publike ka qenë me artistin Lim Hoti, romancë e 5 viteve më parë e cila zgjati shumë pak. Ajo shfaqej pranë partnerit të saj herë pas here, duke mos e fshehur në asnjë moment raportin e tyre. Çifti solli dhe një videoklip së bashku, me titull ‘Pretty Gangster’, por ndarja erdhi shumë shpejt.

baby G 21

Ndërsa këtë vit ishte edhe pjesë e “Ferma Vip” ku në dukje u vendos afrimiteti me aktorin Albano Bogdo dhe personazhin e TikTok, Denis Biba.

dionis-babby-g

Këngëtarja Baby G, pasi u pa shumë e afërt dhe në momente intime me aktorin Albano Bogdo ku shkëmbyen edhe puthje, u hodfh në “krahët” e Dionis Bibës, ku ky i fundit ka tentuar edhe ta puthë.

Por gjithçka mes tyre mbeti miqësi dhe artistja deklaroi se i kishte shokë të dy.

baby G 2

OnlyFans është një platformë e mediave sociale, që lejon përdoruesit të postojnë përmbajtje të ndryshme intime dhe të paguhen nga ndjekësit e tyre, apo “fansat” përmes abonimeve në llogarinë e tyre ose “bakshisheve”.

U themelua nga CEO, Timothy Stokely, në vitin 2016 dhe ka rreth 30 milion përdorues të regjistruar, si dhe rreth 450.000 “content creators” (përdorues që krijojnë përmbajtje në platformë).

baby G baby G1 baby G 3 baby G 4 baby G 5 baby G 6 baby G 7 baby baby G 8 baby G 9 baby G 10 baby G 11 baby G 12 baby G 13 baby G 14 baby G 15 baby G 16 baby G 17 baby G 18 baby G 19 ba baby G 20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura