Gruaja e Kanye West, Bianca Censori është shfaqur pothuajse e zhveshur teksa po festonte pas Super Bowl.
Dizajnerja australiane u shfaq pa të brendshme, vetëm me body që i nxirrnin zbuluar gjoksin dhe pjesët intime.
Veshja i zbuloi pothuajse të gjithë trupin e 29-vjeçares teksa kërcente me miqtë e saj në festë.
Bianca shihej vazhdimisht duke rregulluar veshjen e saj teksa kërcente, teksa i ekspozohej gjoksi.
Kanye hyri në territorin e “armiqve” të tij teksa mbërriti në Super Bowl të dielën, ku rivalja e tij Taylor Swift dhe ish-bashkëshortja Kim Kardashian ishin të pranishme.
Reperi, 46 vjeç, u shfaq i maskuar teksa shkoi Super Bowl i kapur dorë për dorë me gruan e tij Bianca.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al