Banorja e Big Brother Vip, Xheneta Fetahu ka befasur ndjekësit dhe banorët teksa së fundmi ka lënë të kuptohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda formatit me ish-banorin, Gjestin, me të cilin ajo pati krijuar një romancë.
Gjatë një bisede me njëri -tjetrin, njëri nga konkurrentët, Xuxi, ka pyetur Xhenetën se kur ka bërë seks për herë të fundit.
Si fillim modelja është përgjigjur duke thënë: “Para se të hyja në BBV”, mirëpo më pas ka shtuar se ajo mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale dhe brenda në shtëpi por askush se di këtë.
“Unë mbase kam kryer marrëdhëniue seksuale dhe këtu në shtëpi por ju se dini. Vetëm Gjesti jua kthen përgjigjjen” u shpreh Xheneta.
Kjo deklaratë e saj la në spekulim se mes çiftit mund të këtë pasur momente të nxehta në shtëpi por kjo nuk ka qenë e dukshme.
Ndërkaq kujtojmë se Gjesti së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania dhe nuk dihet sesi do të vazhdojë marrëdhenia e tij me Xhenetën pasi të përfdundojë rrugëtimin e tij në këtë format.
Vetë modelja është mërzitur shumë për daljen e banorit nga BBVK teksa është parë dhe duke qarë kur ka dëgjuar këngët e tij, e ndërsa këngëtari pasi la formatin në Kosovë ka deklaruar se nuk e sheh me veten krah Xhenetës pasi marrëdhënia e tyre ishte ftohur shumë së fundmi.
“Veten me Xhenetën e shoh të ndarë. Janë parë gjërat. Kur e kam dashur dhe kur e kam vlerësuar ajo se ka bërë me mua. Nuk ka pasur mëshirë për mua, nuk besoj që ka dashuri mes nesh,” tha Gjesti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al