PanoramaPlus.al/ Kongresi i Partisë Socialiste nisi sot punimet. Eksponentë të ndryshëm të kësaj force, me radhë mbajtën fjalën e tyre para ndjekësve të shumtë. Por veç rëndësisë politike, nuk mund të mungonte edhe ‘parada’ e grave të Partisë Socialsite. Ashtu si çdo herë, zonjat e politikës janë shfaqur të kuruara dhe të kombinuara në aktivitetin e partisë së tyre.
Elisa Spiropali kishte zgjedhur ngjyrat pastel për Kongresin. Ministrja për Parlamentin, e cila ishte ndër të parat që mbajti fjalën, zgjodhi një kostum rozë, që e kemi ndeshur edhe në disa dalje të tjera të sajat.
Por duhet thënë se ndër koleget e saj, ishte ndër të vetme që kishte zgjedhur ngjyrat e çelëta. Ministret, por edhe deputet kanë respektuar ‘code dress’ e tyre, duke u shfaqur me ngjyra të errëta. Ministrja e Shëndetësisë dhe ajo e Financave, janë fotografuar pranë njëra-tjetrës dhe thuajse si gjithnjë në look-un e tyre nuk ka pasur surpriza.
Manastirliu dhe Ibrahimaj kanë zgjedhur të zezën për ditën e sotme. Edhe një tjetër ministre kishte zgjedhur ngjyrën e zezë. Elva Margariti, u shfaq këtë të shtunë disi më ‘casual’, ku fustani gjatë i zi që mbante veshur ishte më sportiv. Një pamje tjetër që na ra në sy ishte ndryshimi në veshjen e ish-ministres Anila Denaj.
Deputetja e PS u fotografuar e ulur mbi mullarë, me një fustan të zi, në dukje pak sipër gjurit. Një pozë kjo e rrallë për deputeten e Sarandës, që duhet thënë është ndër më formalet në veshjet e saj. Mirela Kumbaro, ka ardhur me kombinimin klasik mes të bardhës dhe të zezës.
Vetëm se veshja e ministres, ishte sportive dhe komode, duke hequr dorë nga kostumet klasike. Nga ana tjetër Bora Muzhaqi ka respektuar si postin e saj si ministre e Rinisë, ashtu edhe moshën. Më e vogla ndër ministret, u shfaq e veshur me xhaketë dhe pantallona serioze, por me atlete. Duket se Bora në këtë zgjedhje ngjan pak edhe me kryetarin e tyre të Partisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al