Fotot nga paparaci/ Në top formë, Ema Andrea sfidon moshat e reja me fizikun e saj

Sep 25, 2022 | 18:40
SHPËRNDAJE

Shumë elegante, shik dhe në formë! Ema Andrea na tregoi edhe një herë se mosha është thjesht një numër. Paparaci i “Panorama Plus” e ka fotografuar aktoren rrugëve të Tiranës gjatë një shëtitjeje pasdite. Ajo dukej shumë stil me një fustan nën gju ngjyrë blu të errët.

Aktorja e kishte kombinuar veshjen me një palë sandale rozë të sheshta dhe një çantë të madhe ngjyrë blu. Po ashtu, mbante edhe një palë syze të zeza, ndërsa flokët i kishte stiluar thjesht dhe nuk kishte bërë make up. Aktorja dukej serioze dhe e përqendruar teksa po komunikonte në telefon. Sot është një ndër aktoret më të njohura në Shqipëri, por Ema nuk ka pasur në plan të bëhej pjesë e botës së aktrimit.

Gjatë një interviste kohë më parë ajo zbuloi se ka studiuar për balet klasik dhe pasi përfundoi shkollën, bëri një vit pushim para se t’i hapej rruga drejt filmit. “Unë aktore?! Doja të bëhesha shkrimtare, juriste. Aktrimi mua më ka thirr. Doja të vazhdoja shkollë të lartë, por të mos e lija baletin. Kanë ardhur për të bërë audicione dy regjisorë dhe mbas shumë audicionesh u përzgjodha unë. Filmi më ka çuar tek aktrimi, i cili pastaj nuk më lejoi të isha balerinë, megjithëse balerinën brenda vetes, respektin për trupin vazhdoj ta mbaj. Punoj me trupin.

Kjo më ka bërë të jem e papranuar nga arti i aktrimit, artit skenik, sepse është ajo aktorja balerinë. Kështu më ka marrë aktrimi, dikush më tha ‘je dhe pak e gjatë, fëmijë i vogël, shumë e ndjeshme etj.’. Të dy regjisorët kur kemi bërë dublimin më thanë, ‘moj vajzë, je e talentuar’. Dhe unë thashë po e provoj, sepse prej biografisë nuk më dilte universitet tjetër dhe do dal me dhjeta, do iki në Paris, do dal pedagoge. Sepse me konkurse lejoheshin”, rrëfeu Andrea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura