Fotot nga paparazi/ Deputetët e përjashtuar pengohen të hyjnë Kuvend, Noka merr kamerën, çfarë nuk u pa në TV

Oct 19, 2024 | 17:10
SHPËRNDAJE

Ina Zhupën e kemi parë ndër vite si një ndër emrat më aktiv të Partisë Demokratike. Deputetja, ka ngritur një sërë kauzash dhe i ka çuar ato para jo vetëm në Parlament, por në çdo dalje të sajën.

ina zhupa edmond spaho

Megjithatë, duket se Zhupa, nuk bën pjesë tek ato emra që zgjedhën të jetë pjesë e një përplasje të fortë. Deputetja ka qenë në shoqërinë e kolegut të saj, Edmond Spaho, ku edhe ka ndjekur nga larg se çfarë ka ndodhur me kolegët e saj, të cilët nuk lejoheshin të futeshin brenda.

ina zhupa edmond spaho3

Ajo dhe Spaho, kanë preferuar që të qëndrojnë disa hapa pas, nga ku dhe po ndodhte përplasja, si duke mos dashur që të përfshihen.

Ashtu edhe si mund ta dallojnë edhe nga foto e shkrepur nga paparaci ynë, të dy kolegët, pavarësisht asaj çfarë ishte duke ndodhur kanë qenë gjetur kohë edhe për të qeshur me njëri-tjetrin, si për të ç’tensionuar disi situatën që kishin përballë syve.

ina zhupa edmond spaho1Ndërkohë ku ka aksion, nuk mungon Flamur Noka. Mund ta quajmë pa dyshim një ndër zërat më të fortë opozitar, që shfaqet kudo. Qëkur Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile, Noka nuk mungon asnjëherë me gjuhën e tij të ashpër, si në daljet publike, ashtu edhe në aksionet që kjo forcë ndërmerr.

flamur noka proteste kuvend kameraman1

Ashtu ka ndodhur edhe këtë javë, ku ai ka qenë i pari që është drejtuar drejt kangjellave, për të nisur edhe përplasjen me gardistët. Por duket, se deputeti gjen edhe pak kohë për të bërë vetë kameramanin.

flamur noka proteste kuvend kameraman

Ashtu edhe si duket në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, në një moment, Noka ka marrë kamerën dhe po filmonte atë çfarë ishte duke ndodhur përballë tij. Natyrisht që ky ka qenë një moment gazmor për të, por edhe për të pranishmit. Vetëm pak sekonda pas kësaj ngjarjeje, ai është rikthyer sërish në krye të kolegëve të tij, ku edhe ka vijuar me aksionin opozitar.

flamur noka proteste kuvend kameraman2 flamur noka proteste kuvend kameraman4 flamur noka proteste kuvend kameraman3 flamur noka proteste kuvend kameraman5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura