Prej disa muajsh e kemi parë deputeten e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës disi më aktive. Në daljet e saj në Parlament, Elda Hoti ka rritur tonet, duke u bërë shpeshherë edhe pjesë e aksioneve politike të ndërmarra nga opozita.
Por, tashmë që situata në Parlament mes palëve duket më e qetë, edhe deputetja e re në moshë ka gjetur pak kohë për veten. Pasi për shumë vite e kemi parë me një “look”, që e identifikonte, edhe për Eldën, këtë pranverë ka ardhur koha për ndryshim.
Ishte i menjëhershëm ndryshimi që u vu re këtë javë, kur deputetja erdhi në Parlament me flokët disi më të errët. Por veç pamjes së flokëve, ajo që na ra në sy këtë javë ishte bluza që mbante veshur.
Me imazhin e Berishës, bluza e deputetes shkruante “Lironi Berishën, lironi opozitën”. Bluzë kjo që po e shohim shumë shpesh ditët e fundit, por për herë të parë në Parlament.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al