Fotot nga paparazzi/ Çfarë ia shkaktoi të qeshurat Damian Gjiknurit, ish-ministri s’heq telefonin nga dora

Nov 26, 2023 | 15:27
SHPËRNDAJE

Kemi folur shpesh për Damian Gjiknurin në faqet tona. Deputetin e kemi parë sesi ndërthur stilin e tij sportiv me atë formal që statusi i deputetit i kërkon.

damian gjiknuri

Megjithatë, këtë herë nuk do të flasim për veshjen e tij, pasi pak kemi se çfarë komentojmë këtë herë.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen i shte pikërisht ky moment, ku pas përfundimit të seancës plenare, Gjiknuri, si shumë kolegë të tjerë, ka përfituar nga momenti për të përshëndetur kolegët e tij.

Por, mes batutave dhe bisedave me ta, telefoni i ka marrë gjithë vëmendjen.

Nuk e dimë nëse Giknuri ka qenë duke qeshur nga biseda me kolegët, apo nga ndonjë mesazh i mbërritur në telefon, por ajo që dimë me siguri është që e gjithë klima e krijuar mes kolegëve ka qenë miqësore, ku buzëqeshjet dhe bisedat kanë vijuar shumë gjatë, natyrisht pa e larguar telefonin nga dora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura