Fotot nga paparazzi/ Dikur vinte në këmbë me socialistët, sot Kumbaro me makinë deri te shkallët e Parlamentit

Jul 21, 2024 | 18:16
SHPËRNDAJE

Nëse do të na duhet ta identifikojmë me diçka, do të ishte padyshim me dëshirën e saj për të shpenzuar kohë me miqtë dhe kolegët në ambientet e jashtme të Parlamentit.

mirela kumbaro

Për ministrin e Turizmit, Mirela Kumbaro, pak rëndësi ka nëse je nga Partia Socialiste apo Demokratike, një bisedë miqësore është gjithmonë ide e mirë. Shpesh e kemi parë teksa mbërrin në Parlament në këmbë, duke shijuar kohën në oborr.

mirela kumbaro1

Megjithatë, edhe për Kumbaron, diçka ka ndryshuar. Këtë herë, ministrja ka zgjedhur që të vijë në Parlament me makinën e saj, deri te shkallët e Parlamentit.

mirela kumbaro2

Ndryshe nga herët e tjera, sapo ajo ka zbritur, ka nxituar këmbët për në pjesën e brendshme, duke zgjedhur që të mos ketë asnjë bisedë me kolegët e saj, ashtu si shumë shpesh e kemi parë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur këtë herë me të, që ka hequr dorë nga zakoni i saj.

mirela kumbaro3 mirela kumbaro4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura