Në skenë identifikohet si një prej aktoreve më të talentuara, ndërsa në publik si femra e cila me natyrën e saj është në gjendje të thyejë tabu.
Flasim për Ema Andrean, që gjithnjë mbetet ndër emrat më të spikatur të kinematografisë sonë. Gjithnjë në një formë të mirë dhe plot stil, aktorja duket se e tillë është edhe në të përditshmen e saj.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në një ditë të zakonshme në Tiranë, ku ashtu edhe si mund të duket edhe nga fotot, ka qenë e veshur në një stil tërësisht unik.
Me fund të zi dhe geta leopard, aktorja kishte veshur një xhup në ngjyrë argjend, si dhe një çantë me lule.
Një kombinim ky jo shumë i zakonshëm, por që shkon me natyrën e Emës.
Të tillë pamje janë mëse normale nga aktorja, e cila edhe look-un e saj e ka personalizuar më së miri me natyrën e saj. Sa u përket daljeve publike, gjithnjë ajo ka qenë e drejtpërdrejtë, duke folur edhe për periudhat e errëta të jetës së saj.
Ema Andrea ka bërë një rrëfim tronditës për publikun, ku ka treguar momentin më të vështirë të jetës së saj: “Kur mendonte të kryente vetëvrasje”.
E ftuar në programin “Se Luan Topi”, Ema tregoi se ndihej e përjashtuar dhe e shfrytëzuar nga njerëzit që e rrethonin, ndaj dhe mendimet e errëta mund të ishin kthyer në një veprim fatal për jetën e saj.
“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ua fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shfrytëzuar në momentet e mia të dobëta”, tregoi aktorja.
Ndër të tjera, Andrea theksoi se vajza e saj Sara e ka shpëtuar e cila bëri të mundur që aktorja të mos merrte vendimin fatal për jetën e saj.
“‘Psikozë n’4:48’ është një moment shumë i rëndësishëm i imi, jo vetëm sepse u realizua një shfaqje ndryshe, por sepse ishte një tekst i cili më ka bërë të gjej shumë veten dhe ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i vështirë i vetes sime me veten time…kur unë, mund të merrja edhe vendime fatale për veten. Kjo shfaqje më ka shpëtuar. Mua më ka shpëtuar ime bijë dhe procesimin e gjatë për me e dashtë jetën e ka bërë kjo shfaqje dhe sidomos suksesi i kësaj shfaqjeje në arenën ndërkombëtare. Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al