Fotot nga paparazzi/ Gjithmonë nën shoqërinë e Venerës, por pas mbarimit të muajit të mjaltit, Lind Islami shfaqet i vetëm në rrugët e ish-Bllokut

Nov 19, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Venera Lumani dhe partneri i saj, Lind Islami habitën jo pak ndjekësit, teksa celebruan dashurinë e tyre në martesë, pa dhënë shumë detaje më herët.

lind islami6

Lind Islami dhe Venera Lumani i thanë “PO” njëri-tjetrit përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe pse çifti kanë preferuar ta mbajnë gjithçka diskrete dhe larg syrit të publikut, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë videot e para nga dasma.

lind islami venera lumani3

Venera dhe Lindi kanë festuar nën praninë e familjarëve dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Pjesë e dasmës ishin edhe disa personazhe të njohur shqiptarë. Menjëherë pas dasmës, dy këngëtarët ashtu si tradita e do u nisën edhe për muaj mjalti.

lind islami venera lumani2

Venera në “Instagram” ka ndarë videon nga pushimet e tyre, ku kanë zgjedhur “Papaya beach”, në Philippines. Por tashmë, pushimet e tyre kanë përfunduar dhe të dy i janë rikthyer normalitetit të Tiranës. Paparaci ynë ka mundur të fotografojë Lindin, teksa shëtit në rrugët e Bllokut vetëm.

lind islami

I veshur sportiv dhe me çantë në krah, Lindi mund të themi fotografohet si rrallë herë pa partneren e tij, që me gjasa po vijon me angazhimet e lëna pas dore prej dasmës.

lind islami1 lind islami2 lind islami3 lind islami4 lind islami5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura