Prej shumë vitesh ai njihej si djaloshi simpatik që i këndonte dashurisë dhe femrave. Megjithatë, jeta ndryshoi rrënjësisht muaj më parë, ku Klajd Haruni u bë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij janë tashmë prindër të Heas së vogël. Dhe ashtu siç duket edhe nga fotot nga paparaci ynë, jeta ka ndryshuar tërësisht. Si dy prindër të rinj, këngëtari dhe partnerja e tij janë duke shijuar një kafe në shoqërinë edhe të vogëlushes së tyre. Të veshur sportivë dhe të relaksuar, Klajdi tashmë ka lënë pas ditët prej ‘playboy’ për të qenë një baba i përkushtuar.
I pashqetësuar aspak për sytë e kureshtarëve, ai shfaqet si një prind i kujdesshëm, teksa mban për disa minuta në krah vogëlushen. Ardhja në jetë e Heas, me gjasa e ka ndryshuar totalisht artistin, që tashmë ka vetëm një objektiv, familjen e tij.
Së fundmi, Klajdi ka zbuluar për herë të parë kuptimin e veçantë që ai dhe Orgesa kanë zgjedhur për të voglën e tyre.
“Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi, pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean”, – tha artisti.
Këngëtari i njohur Klajdi Haruni i ka surprizuar të gjithë një vit më parë me lajmin se do të bëhet baba për herë të parë. Artisti zgjodhi ta ndajë këtë lajm të ëmbël për fansat e tij nëpërmjet një videoje emocionuese në “Instagram”. Madje në video, Klajdi ka zbuluar për herë të parë dhe identitetin e partneres që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Orgesa.
“Të adhuroj pa fund, por sot më shumë se kurrë, formën e barkut tënd…”, – shkruan artisti krahas postimit, ku ka marrë dhe urime të shumta nga miq dhe ndjekës të tij
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al