Ndonëse prej disa kohësh disi më e distancuar nga sporti, Klodiana Shala është gjithnjë prezente në ekran ku flet jo vetëm për sport, por edhe për shumë tema. Atletja është padyshim ndër personazhet më pa komplekse kur vjen puna tek daljet televizive.
Por duket se as në të përditshmen e saj Klodi nuk është se ndryshon shumë. Këtë herë, kemi mundur ta shkëpusim nga një moment, ku ajo ka qenë duke bërë pazarin. E si një nga vajzat me trupin më të bukur, natyrisht që kur vjen puna tek përzgjedhja e ushqimeve ajo tregon një kujdes të shtuar.
Duke parë me vëmendje produktet që do të blejë, Shala ka kaluar një kohë të gjatë edhe tek produktet e mishit, duke lexuar me kujdes atë çfarë përmbante produkti. Jemi të sigurt që stili i jetesës së saj është i shëndetshëm edhe fal këtyre përzgjedhjeve të thjeshta që bën në supermarket. Në daljet e fundit televizive që ka pasur, Klodiana është treguar e ashpër me ish-miqtë e saj, që duket se i kanë vjedhur edhe biznesin.
Teksa ishte e ftuar në një lidhje direkte në programin ‘Aldo Morning Shoë’, sportistja tregoi se disa kohë më parë ka qenë viktimë e një vjedhjeje në biznesin e saj. Klodiana rrëfeu se pas ngjarjes fshiheshin miqtë e saj të ngushtë por çështjen e ka lënë ta zgjidhin autoritetet përkatëse dhe jo personalisht.
“Më ka ndodhur. Më ka ndodhur se kam pasur…Biznesin tim privat kështu që më ka ndodhur që ma kanë vjedhur biles dhe njerëzit më të ngushtë. Kam pasur dhe punonjës të tjerë, kështu që ia kam lënë gjithsecilit. Në përgjithësi, unë ia lë Zotit, por kur kam biznesin tim, në këtë temë unë do ia lë institucioneve përkatëse dhe jo të gjëmoj fëmijën e jo më shumë aksidenti njëherë,”- tregoi ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al