Fotot nga paparazzi/ Kolegët lënë në shi ish-ministren e PS-së, Edona Bilali mbron flokët me duar

Feb 1, 2025 | 21:27
SHPËRNDAJE

Dita e enjte, kur shkurt për pak hapa rrugë edhe nisi seanca plenare ka gjetur disa deputetë ‘të papërgatitur’.

edona bilali 2

Teksa kushtet e motit u prishën, duke sjellë reshje shiu, shumë prej tyre u panë me çadra duke nxituar hapat. Megjithatë kishte edhe nga ata të pakujdesshmit, që ndonëse koha dukej e vrenjtur, kishin refuzuar apo harruar që të merrnin me vete çadrën.

edona bilali

Dhe një ndër to ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali. Paparaci ynë e ka fotografuar Bilalin, teksa thuajse vraponte në oborrin e Parlamentit, për t’i shpëtuar shiut. Me duart në kokë, për t’u mbrojtur sa të mundej, Edona nuk dukej shumë e shqetësuar nga ato pika shiu.

edona bilali 1

Me gjasa, më së shumti ajo ka tentuar të mbrojë flokët për të mos iu prishur, megjithatë ky dukej një mision i pamundur. Ajo që na ra në sy ishte fakti se pranë saj kaluan disa kolegë me çadër, por duket se asnjëri nuk e ftoi, që t’i bashkohej, si për të shpëtuar disi nga reshjet e shiut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura