Fotot nga paparazzi/ Luljeta Bozo s’ndryshon as si deputete, ruan të njëjtin stil veshjeje

Nov 25, 2023 | 19:52
SHPËRNDAJE

Luljeta Bozo është më e vjetër e Parlamentit tonë. Megjithatë, mosha nuk e ka ndaluar që të marrë pjesë në thuajse çdo seancë plenare, duke vijuar angazhimin edhe pse shpeshherë me probleme shëndetësore.

luljeta bozo

Vetëm pak kohë më parë, deputetja u shfaq në seancë plenare me një bastun, duke treguar se pavarësisht vështirësive, detyra vijonte njëlloj. Megjithatë, ato ditë tashmë kanë mbetur pas, pasi Bozo shpejt e ka marrë veten nga problemi që kishte, duke u rikuperuar sërish.

Angazhimi i saj politikë në këto vite si deputete na ka treguar se nuk e ka futur aspak në lëkurën e politikanit inxhinieren e njohur. Ndonëse në statusin e deputetes, ajo vijon të ruajë të njëjtin stil veshje, ku vendos komoditetin të parin.

Këtë seancë plenare ajo u shfaq e veshur me fund dhe geta, ku xhupi tërësisht sportiv i mundësonte komoditetin e përditshëm, por edhe diferencën nga kolegët e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura