Ashtu si shumë shpesh na ka ndodhur javët e fundit, deputetët e opozitës kanë qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm nga politika, por edhe nga ne.
Shkak është bërë pikërisht aksioni i tyre opozitar dhe situata që krijohet çdo të enjte tashmë te dera e Parlamentit. E tillë ka qenë situate edhe ditën e sotme, ku përleshja ka vijuar edhe me hedhje të miellit. Por, ashtu si edhe kjo foto duket, jo e gjithë opozita është pjesë e aksionit.
Teksa disa prej deputetëve nuk janë lejuar të futen në seancë plenare, disa të tjerë duket se kanë qenë në ambientet e jashtme dhe kur kanë dalë, janë ndeshur me kaosin e krijuar.
Një prej tyre ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pasi ka dalë nga seanca dhe ka parë çfarë ka ndodhur jashtë, ai ka vijuar të ecë, pa përshëndetur ish-bashkëpunëtorët e tij të vjetër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al