Fotot nga paparazzi/ Pandeli Majko dhe Agron Duka, dy miq përtej politikës!

Oct 12, 2024 | 16:17
SHPËRNDAJE

Në politikë i është dashur që të vendosen përballë njëri-tjetrit, për shkak të flamujve politikë që përfaqësojnë. Por duket se jashtë kontekstit politikë, raporti mes tyre ka gjetur edhe hapësira për një miqësi të mirë.

pandeli majko agron duka

E kemi fjalën për kreun e PAA, Agron Dukën dhe deputetin e Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Si dy politikanë të vjetër, të dy duket se kanë ruajtur një miqësi që më herët nuk e kishim parë.

Të enjten që lamë pas, ndonëse situata tek hyrja e Parlamentit ishte kaotik, me flakë dhe përplasje fizike, dy kolegët kanë zgjedhur të mbërrijnë së bashku në Parlament.

pandeli majko agron duka1

Të pashqetësuar për atë çfarë ishte duke ndodhur vetëm pak metra larg tyre, dy kolegët i kanë bërë ato pak hapa së bashku, duke shfrytëzuar momentin edhe për një bisedë mes tyre. Jemi të sigurt, që në situatën që kanë pasur përpara, politika nuk kishte sesi mos të ishte edhe objekti i tyre i bisedë.

pandeli majko agron duka2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura