Nëse do të riktheheshim disa vite më parë, Nasip Naço dhe Monika Kryemadhi ishin bashkëpunëtor të ngushtë. Ai ministër nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ajo një ndër eksponentët më të rëndësishëm të kësaj force.
Të dy bashkë, kanë ngritur zërin si opozitar si dhe kanë punuar afër kur ishin në pushtet. Por tashmë krejt ndryshe shfaqet tabloja mes tyre. Prej disa vitesh, Naço është deputeti i Beratit nga radhët e Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër, edhe Kryemadhi duket tashmë si larg PL, sidomos pas divorcit të saj me Ilir Metën. Ndonëse deputetja e vijon detyrën si deputete dhe si opozitare, Monika tashmë duket një hap më larg politikës.
Megjithatë, kur të dy ndeshen në pjesën e jashtme të Parlamentit, përshëndetja mes tyre është e pashmangshme.
Të qeshur mes njëri-tjetrit, dy ish-bashkëpunëtorët, nuk e kanë humbur miqësinë e tyre. Pas disa minutash bisedë, Naço dhe Kryemadhi largohen së bashku nga Parlamenti, duke lënë pas gjithçka çfarë po ndodhte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al