Prej disa vitesh Xhelal Mziu ka lënë Bashkinë e Kamzës, për t’u futur në Parlament si deputet për qarkun e Dibrës. Demokrati, veç angazhimit të tij politik, na ka treguar se ka një pasion edhe për veshjet e bukura.
Gjithnjë i kombinuar dhe me veshje firmato, Mziu nuk zhgënjen kurrë si në të përditshmen e tij, ashtu edhe në daljet publike. Por këtë herë, do të donim të ndalonim pikërisht te kollarja që ai ka zgjedhur.
I veshur me një kostum me kuadrate dhe me ngjyra të errëta, deputeti i Partisë Demokratike mbante një kollare shumë moderne. Duhet thënë që rrallë shohim detaje kaq të spikatura te deputetët.
Nëse bëjmë një krahasim, do të ndalonim te kryeministri Rama, që ka një debulesë për kollaret. E pas tij renditet Mziu, që me këtë veshje i është përafruar disi në gusto.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al