Ministrja e shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk mungon në asnjë seancë plenare. Gjithnjë ajo preferon që të vijë e vetme në Parlament dhe pak kohë i dedikon qëndrimit jashtë për të biseduar me kolegët e saj.
Nga ana tjetër, Arben Pëllumbi i ka krejt ndryshe zakonet në Parlament. Ai mbërrin gjithnjë me miq në këto ambiente dhe zgjedh që ta marrë me ‘nge’ pjesën e oborrit.
Gjithnjë i rrethuar me miq dhe me kolegë, shpesh Pëllumbin e kemi parë të qeshur në radhën e deputetëve, duke pasur pranë tij edhe deputet nga Partia Demokratike. Por kur Elisa Spiropali dhe Arben Pëllumbi ndeshen bashkë në shkallët e Parlamentit, natyrisht që përshëndetja do të ishte e “stilit socialist”.
Një shtrëngim duarsh, që shpesh e shohim në radhët e PS-së, madje edhe nga vetë Kryeministri Rama. Dy kolegët janë përshëndetur shkurtimisht nëpër shkallë dhe kanë vijuar duke ecur pa shumë kohë për të biseduar mes tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al