Sipërmarrësja e njohur amerikane, Paris Hilton, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj gjatë një feste para ceremonisë së ndarje së çmimeve ‘Grammys’ në Los Angeles.
43-vjeçarja mori pjesë në festë e veshur me një fustan të zi të mbushur me diamante, pa reçipeta dhe një palë stileto të zeza.
Siç duhet edhe nga fotot e publikuar nga mediat e huaja, Hilton ka qenë në qendër të komenteve në rrjetet sociale për veshjen e saj.
Vlen të theksohet se kjo nuk është një nga zgjedhjet më të guximshme të saj, pasi ajo shpesh herë është shfaqur seksi dhe ekstravagante në eventet ku ka marrë pjesë.
Teksa pozonte para paparacëve, asaj iu bashkua dhe bashkëshorti Carter Reum.