Me qëllim zbatimin e projektit “Rikualifikimi i Hyrjes të Qytetit Shkodër dhe Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Këto objekte kanë qenë pengesë për zbatimin e këtij projekti që do t’i japë një tjetër imazh qytetit të Shkodrës.
IKMT ka angazhuar mjete, makineri për realizimin e këtij aksioni i cili ka gjetur mirëkuptimin edhe të poseduesve të objekteve.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se deri tani janë prishur 6 objekte, ndërkohë që aksion vijon ende.