FOTO+VIDEO/ Tre lojtarë i bashkohen kuqezinjve, Silvinjo me “artilerinë” e rëndë për Çekinë dhe Gjeorgjinë

Oct 8, 2024 | 17:14
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur seancën e sotme stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjve i janë bashkuar 3 lojtarë që mungonin dje, pikërisht Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami. Kështu grupi tashmë është i plotë nën urdhërat e trajnerit Silvinjo. 

Silvinjo ne stervitje

Po ashtu trajneri brazilian ka vendosur të mbajë në grumbullim me ekipin e parë Feta Fetain. Vendin e tij te Shpresat e mori Hajrulla Tola.

Kujtojmë se ndeshjet e Kombëtares marrin jetë më 11 dhe 14 tetor, respektivisht ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Të dyja këto sfida në transfertë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Më poshtë iu sjellim foto dhe video nga seanca e sotme stërvitje.

Çaste nga stërvitja: (VIDEO)

s1 s2 s3 s4 s5 s6 s7 s8 s9

Foto+Video LSA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura