“Frika nga tërmetet”, mediat greke: Eksod i madh nga Santorini! Mbi 11 mijë qytetarë kanë braktisur ishullin

Feb 4, 2025 | 20:30
SHPËRNDAJE

Banorët e Santorinit vazhdojnë të largohen nga ishulli.

MixCollage-04-Feb-2025-08-29-PM-274Mijëra qytetarë janë larguar nga Santorini, pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike në ishull dhe zonën përreth.
ek

Protothema.gr raporton se deri më tani nga ishulli janë larguar mbi 11 mijë qytetarë.

kkkSiç duket edhe në pamjet, banorët i drejtohen portit me valixhet plot me rroba dhe kafshët e tyre shtëpiake me vete.

santorini 5Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit.

Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura