Fshehu mijëra euro në automjetin luksoz, si shtetasi italian tentoi të transportonte paratë! Makina e tij rezultonte se…

Aug 27, 2024 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një shtetas italian ka tentuar të transportojë një sasi parash prej 24 070 euro përmes Portit të Durrësit.

Capture-416-770x422

Sipas policisë, automjeti me të cilin po transportoheshin paratë një, “Porsche Cayenne” rezulton se është në kërkim nga Interpol Bern.

Policia thote se ka nisur hetimet per shtetasin italian M. A., 54 vjeç, ndërkohë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, automjeti dhe shuma e eurove.

“Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi”, sqaron policia.

 

Njoftimi: 

Fshehu në automjetin tip “Porsche Cayenne”, të shpallur në kërkim nga Interpol Bern, 24 070 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi italian.

Sekuestrohen automjeti dhe shuma e eurove.

Në vijim të kontrolleve intensive që po kryhen me metoda bashkëkohore, në pikën e kalimit kufitar Port, Durrës, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Shqipërisë, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin italian M. A..

Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian M. A., 54 vjeç. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin dhe shumën e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura