Një nga futbollistët shqiptarë që janë pjesë të klubit të Leçes, Dario Daka, do i bashkohet këto ditë kombëtares shqiptare U21, i ftuar në orët e fundit nga trajneri Alban Bushi pasi nuk ishte pjesë e listës fillestare të skuadrës kuqezi që luan dy miqësore ndaj Moldavisë.
Një ftesë që vjen në momentin vendimtar të karrierës për Dakën, i cili nuk ia ka dalë të shpërthejë në ekipin e parë te skuadra italiane ndonëse kishte marrë vlerësime të mira në vitet e kaluar në ekipin e të rinjve të Leçes, duke qenë protagonist edhe në fitoren e titullit kampion me skuadrën Primavera.
Sipas mediave italiane, Daka do të largohet gjatë merkatos së janarit nga Leçe, për të bërë debutimin e tij mes profesionistëve. Disa skuadra të ndryshme janë interesuar për sulmuesin shqiptar dhe ai pritet që të ndryshojë ambient, për të treguar se sa vlen edhe mes profesionistëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al