Fundoset anija me emigrantë në brigjet ishullit grek, raportohet për pesë persona të vdekur dhe rreth 40 të zhdukur

Dec 14, 2024 | 17:27
SHPËRNDAJE

Pesë migrantë humbën jetën këtë të shtunë si pasojë e fundosjes së një anijeje në brigjet e Kretës, njoftoi roja bregdetare greke. 

limeniko

Sipas njoftimeve, rreth 40 persona janë ende të zhdukur, ndërsa 39 të tjerë janë shpëtuar. Ngjarja ndodhi në jugperëndim të ishullit të Kretës, dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për të zhdukurit që pas aksidentit në orët e para të mëngjesit.

Disa nga të shpëtuarit janë transportuar me helikopter dhe ndodhen nën kujdes intensiv në spital.

Greqia ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të migrantëve për të hyrë në këtë shtet.

Greqia është rrugë e njohur për migrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian prej vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.

Në periudhën 2015-2016 besohet se rreth 1 milion njerëz kanë arritur në brigjet greke, kryesisht me gomone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura