Fundosja e “Bayesian”, autoritetet italiane paralajmërojnë një “bombë ekologjike”: Rreth 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e jahtit

Aug 27, 2024 | 19:11
SHPËRNDAJE

Pas dramës që rrethoi jahtin “Bayesian” të fundosur në brigjet e Siçilisë rreth një javë më parë, ekspertët po paralajmërojnë se një rrezik i madh fshihet nën rrënojat e anijes.

bayesian-arthrou

Brigada e zjarrfikësve në Palermo është e shqetësuar për “bombën ekologjike” që po godet brigjet e tyre, pasi 18 mijë litra karburant janë ende në rezervuarët e jahtit të fundosur.

Një javë pas aksidentit, kompania “Camper & Nicholsons”, e cila operon jahtin, po punon për një plan për të nxjerr shpejt rrënojat në sipërfaqe.

“Asgjësimi i karburantit është një prioritet kryesor”, tha Ambrogio Cartosio, prokurori që heton rastin.

“Bayesian” aktualisht ndodhet në një thellësi prej 49 metrash dhe fillimisht duhet të jetë i sigurt për t’u nxjerrë e t’u paraqitet autoriteteve italiane një plan i detajuar rimëkëmbjeje.

Ky i fundit duhet ta miratojë atë, gjë që mund të zgjasë disa javë. E njëjta kompani që nxori në sipërfaqe anijen e lundrimit “Costa Concordia”, e cila u shkatërrua në ishullin Giglio në vitin 2012, mund të porositet për të shpëtuar rrënojat e “Bayesian”, e cila po rezulton të jetë veçanërisht problematike për shkak të thellësisë.

Eksperti i shpëtimit të Afrikës së Jugut Nick Sloane, i cili koordinoi shpëtimin e “Costa Concordia”, në atë kohë, tha se për të hequr “Bayesian” nga shtrati i detit mund të nevojiten rreth 40 zhytës dhe një vinç i madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura