Furnizuan me droga të forta Liam Payne, nën hetim dy anëtarë të stafit të hotelit ku vdiq tragjikisht këngëtari! Lëndën narkotike e fshehën në paketim sapuni, çfarë u gjet në suitë

Oct 21, 2024 | 7:56
SHPËRNDAJE

Dy anëtarë të stafit në hotelin në Buenos Aires ku humbi jetën Liam Payne po hetohen nën akuzën se kanë furnizuar me droga të forta këngëtarin në ditët para tragjedisë.

liam payne hotel3

Ata dyshohet se kanë dërguar lëndë narkotike të ndryshme në suitën e këngëtarit në hotelin Boutique CasaSur.

Një pastrues dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se kanë fshehur drogën në kutinë e sapunit Dove, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij.

Pluhur i bardhë, kristal, tableta dhe pajisje të tjera u gjetën në suitën e katit të tretë.

Policia i ka dërguar kimikatet, që dyshohet se janë kokainë, për analiza.

Menaxheri i CasaSur raportohet se është vendosur në dijeni për sjelljen e pazakontë të dy anëtarëve të stafit dhe ka shkarkuar njërin prej tyre.

Detektivët gjithashtu kanë marrë në pyetje menaxherin për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne.

“Ishin dy djem në hotel që i jepnin Liam drogë”, ka zbuluar një mik i ngushtë i këngëtarit.

Ndërsa shtoi: “Ata dërguan taksi që të merrnin drogë. Një nga djemtë punonte në departamentin e pastrimit. Pasi Liam vdiq, u vu re se një taksi ishte dërguar në adresën e shtëpisë së pastruesit. Menaxheri i hotelit e pyeti pse taksia kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kur ai nuk mundi të jepte një shpjegim u pushua nga puna. Pastruesi dhe një anëtar tjetër i stafit janë marrë në pyetje nga policia. Liam po bënte gjithçka për të konsumuar drogë e alkool, por sapo mbërriti në hotel këta njerëz ia ofruan.”

liam payne hotel liam payne hotel1 liam payne hotel2

Ndërkohë hetuesit kanë kërkuar që të bëhet një ekzaminim i plotë toksikologjik përpara se trupi i Payne t’i dorëzohet familjes së tij dhe të riatdhesohet në Britani të Madhe.

Trupi i ish-yllit të One Direction pritet të qëndrojnë në Argjentinë deri në 15 ditë derisa të dalin rezultatet e autopsisë.

Sipas një raporti mjekoligjor, një ditë pas vdekjes, u tha se këngëtari humbi jetën nga plagët e shumta pas rënies nga kati i tretë i hotelit.

Por, prokurori Marcelo Roma, ka kërkuar që të kryhen studime histopatologjike, biokimike dhe toksikologjike, për të konfirmuar nëse muzikanti ishte i droguar dhe i dehur.

Geoff Payne, babai i Liamit, mbërriti në Buenos Aires javën e kaluar për të identifikuar djalin e tij dhe për të përgatitur procedurat për riatdhesimin e eshtrave të tij në MB për varrim.

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura