Fushata për futjen në Kushtetutën e Floridas të ligjit për abortin, dështon përpjekja për “Amendamentin 4”

Nov 6, 2024 | 3:45
SHPËRNDAJE

Përpjekja për të përfshirë të drejtat e abortit në kushtetutën e Floridës, ka dështuar.

image

Sipas mediave amerikane, propozimi i njohur si Amendamenti 4, kërkoi të lejonte abortet në Florida deri rreth javës së 24-të të shtatzënisë.

Sipas një ligji të nënshkruar nga guvernatori Ron DeSantis, abortet në Florida janë të ndaluara pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Amendamenti fitoi mbështetjen e shumicës, por nuk arriti të kalojë pragun prej 60% të kërkuar për t’u bërë ligj shtetëror.

DeSantis është kritikuar për përdorimin e parave të shtetit për të prodhuar reklama kundër Amendamentit 4 dhe gjithashtu ka dërguar letra, duke kërcënuar stacionet televizive shtetërore me akuza penale nëse transmetojnë reklama politike që e mbështesin atë.

Një tjetër amendament që do të kishte legalizuar përdorimin e marijuanës rekreative në Florida gjithashtu dështoi, raporton NBC News.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura