“Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës”- Arrestimi i ish-Presidentit, Sali Berisha: Akt brutal dhune

Oct 25, 2024 | 13:05
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar një akt brutal dhune arrestimin e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 Tetor në afërsi të Kthesës së Kamzës në kryeqytet.

sali berisha

Kryedemokrati deklaroi se “fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës me gjithë shëmtinë e saj para botës”.

Java që kaloi shënoi akte kulmore brutale të anrkodiaktaturës në vend. Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës, me gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Rama si Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë”, tha Berisha.

Deklarata e kreut të PD-së:

Java që kaloi, shënoi akte kulmore brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Edi Rama si një Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë.

Ai, në një akt hipokrizie të plotë, u deklaroi 700 mijë grave dhe burrave të moshuar, që kanë shkrirë jetën e tyre në vendin e tyre, se çështja e pensionit të tyre që ditën e parë ka qenë një gozhdë në ndërgjegjen e tij.

Me këtë rast, unë dua t’i them çdo pensionisti dhe pensionisteje, por edhe çdo qytetari shqiptar që kjo deklaratë e tij është një nga mashtrimet më të mëdha, por edhe më të pamëshira, më të pashpirta që ky hajdut bën para shqiptarëve.

Në qoftë se Edi Rama do ta kishte gozhdë në ndërgjegjen e tij pensionin e të moshuarve shqiptarë, nuk do mund të rriste kurrë 3 herë, madje edhe 6 herë, rrogat më të larta dhe të mos të paktën të indeksonte pensionet në Shqipëri dhe të mos dyfishonte- minimumi- pensionet në Shqipëri.

Të dalësh para shqiptarëve me një deklaratë të tillë, duke mbajtur në krah një nga hajdutët për të shpërfytyruar të këtij vendi, Blendi Gonxhen që ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro, do të thotë të tallesh në mënyrën më cinike me 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatën, që numërojnë ilaçet, që nuk marrin dot ilaçet.

Që gjysmën e pensionit ua merr me drita dhe ujë dhe de facto i lë pa mëdyshje më kufijtë e mjerimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura