Gara Ballkanike, Rama: Eko Parku mblodhi 100 sportistë! Alpinistët e grupmoshave të ndryshme treguan aftësitë dhe talentin e tyre

Oct 2, 2024 | 11:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar imazhe nga Gara Ballkanike në Eko Parkun e Durrësit, ku morën pjesë 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

461846330_1088020096026984_3789269978316615690_n

Rama shprehet se alpinistë të grupmoshave të ndryshme për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb wall-in’.

Postimi i Ramës:

⛳Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”🫶🇦🇱

🧗‍♀️Alpinistët  të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb wall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje🤝

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura