Të premten pritet që në zyrën e kryeministrit Edi Rama të shkojë për miratim emri i ri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Por ndërkohë që sot kanë nisur seancat dëgjimore me 11 kandidatët, pranë ministrisë së Brendshme janë parë dy ministra, Ulsi Manja dhe Ervin Hoxha teksa takohen me njëri-tjetrin dhe bisedojnë.
Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LEA.
Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.
Kandidatët në garë:
1-Adriatik Tafçiu
2-Altin Mena
3-Ardian Çipa
4-Gentjan Shehaj
5-Idajet Faskaj
6-Ilir Proda
7-Lutfi Minxhozi
8-Neritan Nallbati
9-Pëllumb Seferi
10-Rebani Jaupi
11-Skënder Hita
Kandidatet e skualifikuar
Kujtojmë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.
1-Shemsi Premci
2-Ibrahim Disha
3-Hajrulla Xhivini
4-Sami Rasha
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al