Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për programin e tij për drejtimin e kësaj bashkie.
Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai foli për listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë duke theksuar se çdo emër në këtë listë përfaqëson komunitetet e banorëve të Kamzës.
Hoxha shtoi se një nga pikat e programit të tij për drejtuar këtë bashki do të jenë pikërisht edhe referendumet lokale.
“Kamza nuk vuan për kryetar bashkie por për menaxher qyteti. Ajo lista e këshilltarëve të Kamzës përfaqëson të gjithë qytetarët nga çdo qytet nga ku kanë ardhur. Janë të gjithë njerëz që kanë kontributor publik që do të marrin nesër vendime për çështje të rëndësishme. Një ndër ato që unë i ofroj qytetarëve të Kamëz është referendumi lokal.
Kam sqaruar çdo qytetar me pikat kryesore të programit. Ai qytet sot vuan se nuk ka një infrastrukturë rrugore. Nuk ka një unazë rreth qytetit”, u shpreh Hoxha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al