Gara për Kreun e ri të Drejtorit të Policisë do të mbyllet të premten! Kush janë 11 kandidatët, njëri prej tyre do marrë “OK” nga kryeministri Rama

Sep 24, 2024 | 9:52
SHPËRNDAJE

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do të mbyllet të premten, ku edhe ministri i Brendshëm do t’i propozojë kryeministrit, emrin.

-640-0-1718873916xpolicia-e-shtetit-273

Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit.

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.

Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Kujtojmë që një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Kandidatet e skualifikuar

1-Shemsi Premci

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura