Gara presidenciale në SHBA/ Bill Clinton dhe Barack Obama fushatë për të ndihmuar Kamala Harrisin në shtetet kryesore pak javë para zgjedhjeve

Oct 11, 2024 | 18:18
SHPËRNDAJE

Kandidatura e Kamala Harris është mbështetur nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary, menjëherë pas njoftimit të dorëheqjes së Joe Biden nga gara zgjedhore.

harris obama clinton

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara është duke u rekrutuar nga stafi i Kamala Harris për të bindur votuesit e pavendosur në shtetet kyçe që të mbështesin Kamala.

Siç raportohet nga CNN, nga kjo fundjavë bashkëshorti i ish-sekretares së shtetit është në një betejë për të tërhequr votuesit për të mbështetur kandidaten demokrate për president.

Bill Clinton do të bëjë të pamundurën për të bindur votuesit e pavendosur, veçanërisht të rinjtë, që t’i besojnë 59-vjeçares Kamala.

Në të njëjtën kohë, komuniteti afrikano-amerikan duket i ndarë për rastin e Kamalës. Presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili kishte mbështetjen e pandarë të këtij komuniteti, ishte i pranishëm të enjten mbrëma në Pittsburgh në mbështetje të Harris.

Clinton dhe Obama do të fokusohen në shtetet ku në zgjedhjet e mëparshme Hillary u mund nga Donald Trump.

Megjithatë, siç raporton CNN, Clinton është plotësisht i përgatitur për të hedhur poshtë të gjitha akuzat që i përkasin të shkuarës dhe për të bindur votuesit se personi që do të shpëtojë Amerikën është Kamala Harris.

“Clinton është një autoritet në ekonomi,” tha Calvin Smyre, një ish-përfaqësues i shtetit të Xhorxhias i cili foli për CNN. “Ai ka aftësinë për të bindur njerëzit,” shtoi ai.

Çifti Clinton e ka mbështetur që në fillim Kamalën, duke shkruar në një deklaratë se “do të bëjnë gjithçka për ta mbështetur atë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura