Leon Dajaku mund të bëhet lojtari më i ri i Persepolis në Iran. Ky lajm surprizë vjen pasi vetë sulmuesi është pa skuadër.
Për herë të fundit ishte pjesë e Hajduk Split. Trajneri Gatuzo e përjashtoi nga skuadra kroate, pas përplasjes që kishin bashkë.
Dajaku mori minuta në 10 ndeshje të Hajduk Split, që ndodhet tashmë 2 pikë larg Rijekës kryesuese. Vetëm 3 prej tyre i nisi si titullar.
23-vjeçari numëron paraqitje dhe me Gjermaninë U-20, ndërsa ka luajtur më parë në Gjermani, Angli dhe Zvicër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al