Gaza në krizë humanitare për shkak të luftës me Izraelin, OKB ngre alarmin: Rezervat ushqimore nuk mund të zgjasin më shumë se një javë

Oct 17, 2023 | 15:28
SHPËRNDAJE

Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasi vijon ende, Gaza ndodhet në krizë humanitare, ku dita ditës po mbarojnë të gjitha rezervat ushqimore dhe mjekësore.

gaza

Mësohet se rezervat e ushqimit pritet të mbarojnë në “më pak se një javë”, pasi shitësit me pakicë e kanë të pamundur për tu rimbushur nga shitësit me shumicë për shkak të shkatërrimit të vendit dhe pasigurisë.

Zëdhënësi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) ka deklaruar të martën për CNN, se furnizimet e bukës po mbarojnë, dhe se vetëm një nga pesë mullinjtë e miellit në Rripin e Gazës po funksionon, për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike.

Ndërkohë, njerëzit janë rreshtuar me orë të tëra për të marrë bukë nga furrat e bukës dhe vetëm pesë nga 23 furrat e kontraktuara nga WFP për të siguruar bukë të freskët për strehimoret, janë funksionale.

Në magazina, furnizimet komerciale të mallrave ushqimore thelbësore janë “të mjaftueshme për rreth dy javë”, por për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, është e vështirë të shpërndahet, shtoi  ndër të tjera zëdhënësi i agjencisë së OKB-së.

Me magazinat e vendosura në qytetin e Gazës, WFP po përpiqet të kanalizojë ushqimin në rajonin jugor ku njerëzit e zhvendosur po lëvizin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura