Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno me masë sigurie! Klodiana Lala: SPAK ka detyrimin të bëjë transparencë! Ish-prokurori: Të përcaktohet, përflitet veç për korrupsion privat apo…

Nov 25, 2024 | 21:33
SHPËRNDAJE

Në operacionin e fundit të zhvilluar me urdhër të SPAK, është caktuar masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

artan hoxha elton qyno spak (5)

Gazetarja Klodiana Lala, në studion e emisionit ‘Open’ në News24, ka kërkuar nga SPAK të bëjë transparencë për dyshimet ndaj kolegëve.

“Ne gazetarët i njohim Hoxhën dhe Qynon. Hoxha ka një karrierë 30-vjeçare, patjetër që duke qenë kolegë gazetarë ndihem jo mirë. E dimë që një goditje në emision e gazetarëve është një goditje për shumë ne. Nëse do kishte ndalim mase ndaj një gazetari, ka interes të shtuar. SPAK nuk na ka bërë me dije se cilat janë të dhënat apo dyshimet që SPAK ka ndaj dy kolegëve.

Ata kanë mbuluar ndër vite kronikën e zezë dhe patjetër që një gazetar ka kontaktet dhe burimet e tij dhe SPAK duhet të më dëshmojë mua të parë  në kuptimin si një profesioniste në këtë fushë, se cila është lidhje konkrete dhe në këtë aspekt të jem më e kujdesshme për shkak të punës dhe mënyrës sesi bëhet lidhja e tyre me këtë organizatë kriminale.

Ne jemi këtu, do ti shohim hap pas hapi. SPAK duhet të na dëshmojë me një kujdes të jashtëzakonshëm. Ata duan kohën e tyre për të bërë një reagim në lidhje me akuzat. SPAK ka detyrimin të bëjë transparencë dyshimet ndaj kolegëve.

Të dhënat e përfituara nga SkyEcc nuk qëndrojnë të vetme, por kryqëzohen. Jo gjithçka vjen nga SKYEcc. Shërbejnë si indicie, por duhen shoqëruar me prova të tjera, që të shkojë në gjykatë dhe të kërkohet masë sigurie”, tha Lala.

Edhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eurgen Beci, ka deklaruar se SPAK duhet të përcaktojë nëse flitet vetëm për korrupsion privat apo veprimtari në organizatë kriminale.

“Duhet treguar kujdes sesi transkriptet të çojnë te prova. Subjektet duan kujdes të madh. Gjyqtari ka bërë vetëm korrupsion, apo është pjesë e organizatës. Te gazetarët duhet të shohim, në mënyrë të thjeshtëzuar sesi gazetari mund të ketë bërë korrupsion apo është pjesë e grupit kriminal. Këtë prokuroria nuk e provon vetëm përmes bisedave SkyEcc dhe Encrochat. Nëse SPAK përveç transkriptove që ka, përflitet veç për korrupsion privat apo veprimtari”, tha Beci

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura